Qindra forca do të angazhohen për sfidën e kryeqytetit

Futboll

Qindra forca do të angazhohen për sfidën e kryeqytetit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:15
Pamje nga një atmosferë

Derbi mbetet një ndeshje me rrezik të lartë për trazira dhe ndryshe nga Kombëtarja, masat nuk do të jenë në të njëjtin nivel, pavarësisht sinjaleve që autoritetet dhe organizatorët kanë marrë në të shkuarën. “Arena Kombëtare” do të hapë dyert sot për sfidën Partizani-Tirana ku të kuqtë do të jenë organizatorë dhe si pasojë edhe më të shumtë në numër.

Për të siguruar që situata të mos degradiojë si në shumë prej sfidave derbi të viteve të fundit, janë marrë masat që forcat e sigurisë të jenë të shumta në numër dhe të qëndrojnë të fokusuar dhe pozicionuar në të gjithë sektorët e stadiumit.

Pjesa më e madhe do të instalohen në sektorët pas portave ku do të hyjnë edhe ultrasit e të dyja skuadrave, respektivisht ata të kuq në pjesën veriore dhe bardheblutë në tribunën Vasillaq Zëri që ndodhet në pjesën jugore.

Kontrollet do të jenë shumë të rrepta në hyrje të portave ndërsa tifozët duhet ët hyjnë disa orë përpara për të evituar radhët dhe rrëmujën.

Një risi që mund të pengojë disi hedhjen e sendeve të forta në fushën e lojës është edhe vendosja e rrjetave pas portave, ndërsa eksperienca që forcat e sigurisë morën nga dy ndeshjet e fundit të kombëtares, do ti ndihmojë ata që të izolojnë në njëfarë mënyre elementët që mund të fusin fishekzjarre dhe mjete pirroteknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat