Nuk kanë fund lajmet e këqija për Milanin

Futboll

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Milanin

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:31
Logo e MIlanit

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Milanin para sfidës me Juventusin.

Pas Majk Menja dhe Teo Hernandez të cilët nuk do të jenë prezent në fundjavë për shkak të kartonëve, tashmë do të mungojë dhe portieri i dytë, Marko Sportielo.

Gardiani italian ka marrë një dëmtim në stërvitje, kështu që kuqezinjtë do të duhet t’i bëjnë llogaritë pa zëvendësuesin e Menjas, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj.

Vendin e tij pritet ta zërë 40-vjeçari, Antonio Mirante, portieri i tretë i kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat