Sacchi i befasuar

Futboll

Sacchi i befasuar

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:53
Arrigo Sacchi

Ish-trajneri i Milan-it dhe Italisë, Arrigo Sacchi, ka thënë se “vetëm Lionel Messi” e ka mahnitur si Bellingham në moshën 20 vjeç: “Është një lojtar i klasit botëror”.

Bellingham ka shkëlqyer në fitoren 3-1 me përmbysje të Anglisë kundër Italisë të martën në mbrëmje, duke i dhënë vazhdimësi paraqitjeve të shkëlqyera të bëra me Real Madrid.

Ish-trajneri legjenda është mahnitur nga paraqitja e anglezit në fitoren kundër “Axurrëve” në Wembley:

“Ka dominuar. Është shumë i fuqishëm. Bën gjirthçka”, ka thënë Sacchi për La Gazzetta dello Sport Sport.

“Luan gjithmonë për ekipin. Vetëm Messi më ka mahnitur kaq shumë në këtë moshë. Natyrisht, Bellingham është i ndryshëm nga Leo, por nëse ruan përulësinë, mund të ecë në gjurmët e tij”.

Bellingham ka shënuar 10 gola në 10 ndeshje të luajtura me Real Madrid në këtë sezon.

Ai u transferua te Los Blancos verën e kaluar për mbi 100 milionë euro dhe kontrata e tij me gjigantët e La Liga-s skadon në qershorin e 2029-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat