“Nuk kam parë kurrë kaq shumë burra të qajnë”, flet trajneri i Pakistanit

Futboll

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë burra të qajnë”, flet trajneri i Pakistanit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 20:25
Stephen Constantine

Fitorja e Pakistanit kundër Cambodias në kualifikueset e Kampionatit Botëror këtë javë u përcoll me emocione të shumta, ku trajneri i Kombëtares së Pakistanit, Stephen Constantine tha se ai nuk ka parë kurrë kaq shumë burra duke qarë.

Një gol në minutën e 67’ nga Harun Hamid në ndeshjen e kthimit siguroi kualifikimin tutje për Pakistanin në raundin e dytë të kualifikimeve për në botëror.

Kjo ishte fitorja e parë e Pakistanit në një raund kualifikues drejt Kupës së Botës, dhe fitorja e parë që prej vitit 2018.

“Është një atmosferë e pabesueshme këtu, nuk kam parë kurrë në jetën time kaq shumë burra që qajnë”, tha Constantine për “BBC”.

“Është një gjë e madhe, në historinë e tyre 75 vjeçare kjo është hera e parë që ata kualifikohen në raundin e dytë, ata nuk kanë fituar që nga viti 2018 dhe ishte ndeshja e parë në shtëpi pas tetë vitesh e gjysmë. Ka qenë tejet emocionuese”, tha më tej Constantine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat