Pezullohet 2 vite nga futbolli

Futboll

Pezullohet 2 vite nga futbolli

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 14:07
Papu Gomez

Mesfushori argjentinas, Papu Gomez pezullohet me 2 vite për shkak të dopingut.

Bëhet fjalë për periudhën që ka qenë tek klubi spanjoll, Sevija.

Testi u krye pak para se të luante dhe të fitonte Kupën e Botës me Argjentinën.

Këtë sezon ai luajti vetëm dy ndeshje me Monzën, dhe të paktën dy sezone nuk do të jetë më pjesë e fushave të blerta. 

Nga viti 2014-2021 ai ka qenë futbollist i Atalantës, teksa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat