Chelsea ka gati ofertën që bën klubin italian të dridhet

Futboll

Chelsea ka gati ofertën që bën klubin italian të dridhet

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:14
Pochettino

Chelsea duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pas shpenzimeve marramendëse të bëra në merkato që nga momenti që Todd Boehly ka blerë klubin nga Roman Abramovich, londinezët duket se do të bëjnë një investim të bujshëm edhe në merkaton e janarit.

Sipas anglezes Team Talk, në fakt, Chelsea duket se ka ndërmend t’i ofrojë Napoli-t 140 milionë euro në merkaton e dimrit për të siguruar shërbimet e Victor Osimhen.

Kjo është ideja e trajnerit Pochettino, i cili duket se e konsideron nigerianin sulmuesin perfekt për lojën e tij.

Kujtojmë se marrëdhënia e sulmuesit me Napoli-n është prishur kohët e fundit për shkak të një postimi të bërë në profilet e klubit në rrjetet sociale që tallej me lojtarin pas një penalltie të gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat