Del Piero  Ja pse yjet nuk e pëlqejnë më

Futboll

Del Piero  Ja pse yjet nuk e pëlqejnë më

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:43
Del Piero 

“Futbolli në Itali është bërë i mërzitshëm, sepse niveli ka rënë në krahasim me të kaluarën. Futbollistët më të mirë në Europë vinin për të luajtur këtu, tani shkojnë në Premier League, La Liga, madje edhe në Francë apo Gjermani”.

Pikërisht me këto fjalë Alessandro Del Piero denoncoi rënien gjithnjë e më të madhe të futbollit italian.

Ish-futbollisti dhe ylli i Juventusit foli për këtë në një intervistë për Il Corriere della Sera, duke e lidhur gjithçka me problemin e teknologjive të reja.

Sipas ish-kampionit të Italisë dhe Juventusit, ndërhyrja e teknologjive të reja do t’i largonte të rinjtë nga gjërat reale të rëndësishme në jetë. Kjo do të reflektohej më pas në Serinë A, me lojtarë të rinj, por jo gati.

“Shoqëria dixhitale na bën të jetojmë më mirë, por na heq kreativitetin. Sot, për fat të keq, ne jetojmë në një shoqëri gjithnjë e më të shpejtë që kërkon rezultate të menjëhershme.

“Por u kujtoj të gjithëve që rrushi vjen një herë në vit, pritshmëria ndaj fëmijëve është e ekzagjeruar dhe fëmijët e ndjejnë këtë.

“Atyre u kërkohet të fitojnë, të jenë të suksesshëm, të jenë gjithmonë konkurrues. Koha e jetës, edhe në sport, duhet jetuar, jo konsumuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat