Trajneri i Empolit nuk i kursen elozhet për Berishën

Futboll

Trajneri i Empolit nuk i kursen elozhet për Berishën

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 18:52
Etrit Berisha

Etrit Berisha ishte një nga futbollistët e kombëtares që ndryshoi skuadër këtë verë.

Portieri shqiptar u largua nga Torino ku nuk kishte hapësira për t’u transferuar te Empoli.

Në skuadrën e re, 34-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm dhe ndër të tjera ka qenë edhe autor i paraqitjeve tejet pozitive.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli nuk i kurseu elozhet për gardianin duke u shprehur se përveç aspektit sportiv, Berisha ka shumë vlera edhe në aspektin njerëzor.

“Prej momentit kur unë jam në këtë skuadër, Berisha është duke bërë një punë shumë të mirë.

Është një person i jashtëzakonshëm edhe në dhomat e zhveshjes, është i rëndëishëm për ekipin.

Bën shumë mirë punën e tij dhe për mua është një garanci ta kem në fushë”, u shpreh Andreazzoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat