Guardiola shmang me diplomaci temën

Futboll

Guardiola shmang me diplomaci temën

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:08
Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se plani i klubit për të gjetur pasuesin e tij kur te vije momenti i ndarjes nuk është puna e tij. I pyetur nga gazetarët në konferencë për media se kush duhet ta pasojë, trajneri spanjoll ka bërë të ditur se vetëm nëse presidenti i klubit i kërkon mendimin, do t’i tregojë opsionet e tij.

“Nuk është puna ime”, deklaroi ai. “Nëse kryetari më kërkon mendimin tim, unë do të jap atë, por nuk është puna ime. Unë nuk jam drejtor sportiv. Nuk është përgjegjësia ime të them se çfarë po shkon mirë apo jo. Unë kam miq këtu. Nëse ata bëjnë një pyetje, unë do të përgjigjem”.

“Nuk e di sa vite për këtë ide si ne luajmë për akademinë. Unë do të thosha të vazhdojmë me idenë.

Për sa i përket llojit të lojtarëve që duam, unë them të vazhdojmë me këtë. Por, unë nuk i marr vendimet sepse jam trajner. Nëse do të doja të isha drejtor sportiv do ta kisha atë pozitë”.

“Ju duhet të jeni ideja e klubit, drejtori sportiv ndjek idenë, punësoni trajnerin për këtë ide, punësoni lojtarë që të ndjekin idenë. Kur kjo ndodh, do të shkojë mirë. Kur disa nga këto katër ide nuk shkojnë te i njëjti pozicion, tani jeni në telashe”.

“Man City e ka bërë atë, Liverpool me Jurgen (Klopp) për shumë vite, duke fituar tituj me të njëjtin proces dhe të njëjtat ide. Mund të fitosh ose të humbësh, por gjithmonë je një klub i qëndrueshëm. Kjo është këshilla që unë i jap klubit”, ka shtuar më tej Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat