Ajax shkarkon trajnerin

Futboll

Ajax shkarkon trajnerin

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 06:30
Maurice Steijn

Ajax ka ndarë rrugët me trajnerin Maurice Steijn, ka njoftuar klubi Eredivisie të hënën. 

Kjo pas një serie prej katër humbjesh në ligë që ka lënë klubin me nam në pozitën e dytë nga fundi.

Dyzet e nëntë vjeçari qe bashkuar me Ajax në qershor, duke bërë një marrëveshje tri vjeçare. Fitorja e vetme në ligë ishte kundër Heracles.

"Të gjithë ata që më njohin e dinë se unë kam bërë gjithçka për ta kthyer Ajax në vendin ku i përket. Por unë nuk arrita ta bëj këtë", ka thënë Steijn. "Më vjen keq për këtë” . 

Aktualisht Eredivisie kryesohet nga PSV, skuadër me të cilën Ajax do të ndeshet në fundjavë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat