Ronaldo kthen mbrapa akrepat e orës me dy gola spektakolar

Futboll

Ronaldo kthen mbrapa akrepat e orës me dy gola spektakolar

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 22:27
Pamje nga ndeshja

Al Nassr Ryad ka luajtur sonte ndeshjen e saj te trete te grupit te vlefshem per Champions League te Azise. Ironia e fatit donte qe pikerisht sonte qe eshte Champions League ne Europe, nje kompeticion qe Cristiano Ronaldo e ka fituar disa here dhe ka vendosur rekorde, sonte te jete ne fushe pikerisht portugezi por me ekipin arab dhe duke dhuruar show…

Dy gola dhe 1 asist per portugezin ne fitoren 4-3 qe u nenshkruar sidomos pjesen e dyte ku erdhen plot 6 gola!

Perballe Al Duhail te Katarit, Al Nassr ka mbyllur pjesen e pare ne avantazh 1-0 me golin e shenuar ne minuten e 25-te nga Anderson Talisca, por asisti “no look”, pra pa e pare, me kurriz, dhe thember, nga Ronaldo ishte levizja me fantastike e ndeshjes.

Ne pjesen e dyte, Sadio Mane do te dyfishonte shifrat ne 2-0 dhe me pas skenen do ta merrte Ronaldo me golin e tij spektakolar.

Por, brenda 4 minutash, miqte shenuan dy here duke trembur jo pak Al Nassr.

Megjithate, mendoi serish Ronaldo per te mbyllur llogarite duke realizuar golin e 4-2. 

Nje goditje fluturimthi ne hyrje te zones, diagonale, duke mposhtur portierin kundershtar.

Al Nassr ka fituar dy ndeshjet e para te grupit dhe me kete fitore te trete ka hedhur hap te rendesishem drejt kualifikimit ne fazen me eliminim direkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat