FC Prishtina 01 takohet me skuadrën finlandeze

Futboll

FC Prishtina 01 takohet me skuadrën finlandeze

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:59
FC Prishtina 01

FC Prishtina 01 do të filloj sot aventurën në Main Raund të Ligës së Kampionëve në futsall.

Kaqmpioni në fuqi i Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë në udhëtim me klubin finlandez Kampusen Dynamo.

Kjo sfidë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 me orën tonë lokale në Kaunas Sports Hall në Lituani.

Përveç Prishtinës 01 dhe Kampusen Dynamo, në Grupin D janë edhe Kaunas Zalgirisit (Lituani) dhe Ael Limassol (Qipro) .

Ndeshjet zhvillohen me datat 25, 26 dhe 28 tetor, ndërsa fituesi i grupit kalon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat