Koliçi “karikon” Ballkanin: Futemi në fushë për të fituar

Futboll

Koliçi “karikon” Ballkanin: Futemi në fushë për të fituar

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 17:38
Koliçi

Pas fitores së parë, në këtë sezon të Conference League, ndaj “gjigantëve” kroat të Dinamo Zagreb, “dardanët” e Ballkanit, të udhëhequr nga teknikut Ilir Daja, do të tentojnë fitoren e radhës në këtë kompeticion, teksa pasditen e së enjtes do të presin në “mitikun” e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, kazakët e Astana, në një përballje ku kërkohen vetëm 3 pikët.

Në konferencën për shtyp, të zhvilluar mesditën e kësaj të mërkure, së bashku me teknikun Ilir Daja ishte i pranishëm edhe kapiteni i skuadrë, “gardiani” i portës, Enea Koliçi, i cili u shpreh se pavarësisht forcës së kundërshtarëve, në Prishtinë, “dardanët” do hyjnë në fushën e lojës për të fituar.

“Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë. Është e rëndësishme të mbajmë portën të paprekur.

Ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Astana nuk është ekip i dobët, edhe pse nuk ka fituar ende në grupe. Kemi respekt për kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten”,- u shpreh Koliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat