Grumbullohet për herë të parë Shqipëria U13

Futboll

Grumbullohet për herë të parë Shqipëria U13

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:33
Shqipëria

Ekipi kombëtar i përfaqësueseve rajonale U13, ka nisur për herë të parë grumbullimin në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Një risi e FSHF-së, që do të ndihmojë në evidentimin e talenteve më të spikatur, që mund të shërbejnë në të ardhmen për ekipet kombëtare.

Lojtarët më të spikatur nga ekipet e të gjitha shoqatave rajonale, po stërviten nga trajnerë të specializuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Seanca e parë u drejtua nga trajnerët e Kombëtares U15, Armand Damo, dhe ai i Kombëtares U-17, Ardi Behari.

Eksperti i futbollit pranë Drejtorisë Teknik në FSHF, ish-trajneri i njohur Sulejman Mema, tregoi për fshf.org qëllimin e këtij grumbullimi. Ai theksoi se krijimi i Kombëtares U13 do të shërbejë për të rritur kualitetin e futbollistëve dhe për të krijuar një model për mënyrën se si duhet të stërviten.

“Qëllimi është që ne të bëjmë ekipet kombëtare, të fillojmë që tani të përzgjedhim futbollistët, për t’i stërvitur ato. Me idetë që ne kemi, së bashku me sektorin teknik të FSHF-së janë të angazhuar të gjithë trajnerët.

Në këtë grumbullim kemi përzgjedhur këta lojtarë. Por gjithmonë do të ketë futbollistë të tjerë që do të shikohen, për të rritur kualitetin e tyre.

Edhe pse tani janë 13-vjeçarë, nesër të jenë pjesë e ekipeve Kombëtare U14, U15 dhe në vazhdimësi. Qëllimi është për të rritur cilësinë dhe për të krijuar një stereotip nga mënyra se si duhen të stërviten“, u shpreh fillimisht Mema.

Më tej, ai vlerësoi punën e bërë nga ekipet rajonale. Ndërsa thekson se krijimi i Kombëtares U13 është një mundësi e mirë për futbollistët. Pasi në të ardhmen mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat