Kosova shtang Maqedoninë e Veriut në Shkup

Futboll

Kosova shtang Maqedoninë e Veriut në Shkup

Nga: K.G.. Më: 27 tetor 2023 Në ora: 14:53
Pamje nga ndeshja

Vashat e Kosovës kthehen me tre pikë të mëdha nga qendra “Petar Mioshevski” në Shkup, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 5 të Ligës së Kombeve në futboll, divizioni C

Fitorja e parë e Kosovës pas barazimit dhe kryeson me 4 pikë, duke lënë pas Bullgarinë me 4 dhe Maqedoninë e Veriut me 0 pikë.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë duke iu falënderuar futbollisteve Valentina Limani (20’) e Donjeta Halilaj (41’). Kosova ka një fitore dhe një barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat