Mediumi maqedonas pas humbjes nga Kosova: Jemi më të dobëtit nga të dobëtit 

Futboll

Mediumi maqedonas pas humbjes nga Kosova: Jemi më të dobëtit nga të dobëtit 

Nga: K.G.. Më: 27 tetor 2023 Në ora: 15:46
Pamje nga një ndeshje

Kosova ka marrë tre pikë në Shkup në përballje me Maqedonëni e Veriut, në kuadër të Grupit 5 të Ligës së Kombeve, divizioni C (femrat).

Media maqedonase “Sportmedia” shprehet kritike për humbjen e Maqedonisë së Veriut. 

“Kombëtarja e Maqedonisë për femra është mposhtur 0:2 nga Kosova në pasditen e sotme në qendrën stërvitore “Petar Milosevski’ në Shkup. 

Kjo ishte ndeshja e dytë për futbollistet tona në Ligën e Kombeve në Divizionin C në grupin 5 dhe e dyta në shtëpi. 

Nëse kohë më parë bullgaret festuan me 0:1, sot këtë e bënë mysafiret nga Kosova.

Një edicion i dobët i përzgjedhjes sonë, Kosova ishte një kundërshtare më e mirë dhe fitoi me meritë. 

Maqedonia pati raste por jo të mjaftueshme sidomos Roçi në minutën e 89-të. 

Duhet thënë se luajtëm pa Natasha Andonovën.

Tabela thotë se ne jemi më të dobëtit nga të dobëtit.

Ndryshe, kombëtarja jonë këtë ndeshje e nisi me këtë përbërje: Lekovska, Petkova, Milçevska, Kolarovska, Eftinxhiovska, Velkova, Mustafa, Semsoviq, Roçi, Maksuti”, shkruan mes të tjera media maqedonase/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat