Juriç: Tani jam i vaksinuar, nuk më shqetësojnë thashethemet

Futboll

Juriç: Tani jam i vaksinuar, nuk më shqetësojnë thashethemet

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:24
Juriç

Loja e mirë nuk mjafton për të ruajtur vendin e punës dhe këtë e ka të qartë trajneri kroat i Torinos, Ivan Juric, që në prag të sfidës ndaj Lecces ka komentuar edhe zërat që e ardhmja e tij në stolin ‘granata’ është në dyshim.

Kroati e kaloi me humor situatën, teksa theksoi se është i bindur që ka bërë më të mirën e mundshme për Torinon dhe pret të marrë frytet e punës në fushë.

“Kur isha në pikëpyetje te Genoa, isha në zi, pasi e përjetoja si fundin e botës.

Tani jam i vaksinuar dhe e përballoj shumë më mirë.

Unë jam i bindur që kam bërë punën e duhur dhe zgjedhjet më të mira, por ndonjëherë duhet edhe fat, që shpresoj ta kemi që në ndeshjen ndaj Lecces, pasi na duhet fitorja”, u shpreh Juriç.

Më pas tekniku u rikthye te sfida e humbur 0-3 ndaj Interit, duke theksuar se për sa kohë ishte në fushë holandezi Schuurs, nuk u dhanë asnjë mundësi shënimi zikaltërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat