Allegri kërkon 3 pikët

Futboll

Allegri kërkon 3 pikët

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 22:06
Allegri

Mbrëmjen e së shtunës, “bardhezinjtë” e Juventus do të presin në “Allianz Stadium”, kundërshtarët e Verona, në sfidën e vlefshme për javën e 10 të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku objektivi kryesor është padyshim fitorja.

Siç e do “zakoni” para sfidës u zhvillua dhe konferenca për shtyp, në kuadër të kësaj ndeshjeje nga ku tekniku i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri theksoi se për t’i dhënë vlera triumfit të fundit ndaj Milan, duhet shmangur me çdo kusht një hap fals ndaj një skuadre si Verona.

“Për t’i dhënë vlerë fitores ndaj Milanit duhet të mposhtim Verona-n.

Nuk dua eufori. E di që të gjithë e mendojnë titullin si opsion, por dua që të jem i qartë në objektivin e skuadrës sime që është renditja mes katër më të mirave në fundin e sezonit.

Ndaj Verona-s duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të qetë, do të na duhet shumë edhe ndihma e tifozëve në stadium.

Verona është një skuadër shumë fizike, bëhet fjalë për një ndeshje të rrezikshme. Duhet ta respektojmë kundërshtarin pasi përndryshe rrezikojmë të gabojmë.

Vlahoviq dhe Chiesa janë mirë, por do ta vendos në minutën e fundit se kush do të luajë në reaprtin e avancuar”,- u shpreh tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat