Mourinho vendos për Dybalan

Futboll

Mourinho vendos për Dybalan

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:42
Mourinho

Paulo Dybala do të jetë mungesa e madhe e Romës në transfertën e së dielës ndaj Inter në San Siro.

Sulmuesi argjentinas provoi deri në fund të rikuperohej dhe në fakt ia doli me sukses. Në stërvitjen e fundit të verdhekuqve,

Dybala nisi të ushtrohej me topin dhe kishte dhënë miratimin për gatishmërinë e tij për ndeshjen me zikaltërit.

Megjithatë, në fund trajneri Jose Mourinho ka vendosur ta lërë në kryeqytet sulmuesin dhe kështu nuk do ta grumbullojë për transfertën në Milano.

Misioni për Dybalën është i qartë, të vijojë stërvitjet derisa të rikthehet në më të mirën e tij pasi nuk ia vlen të rrezikohet në këtë pikë të sezonit.

Pritet që “La Joya” të grumbullohet për ndeshjen e radhës të kampionatit, atë ndaj Lecces ku mund të marrë disa minuta e më pas të luajë në transfertën europiane ndaj Slavia Pragës me qëllimin për të mbërritur në formën maksimale për derbin ndaj Lazios të parashikuar për t’u zhvilluar më datë 12 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat