Skuadra shqiptare nuk ndalet në Mal të Zi, përforcon kreun! Mornari mposhtet pas 8 ndeshjeve

Futboll

Skuadra shqiptare nuk ndalet në Mal të Zi, përforcon kreun! Mornari mposhtet pas 8 ndeshjeve

Nga: K. Goca Më: 28 tetor 2023 Në ora: 19:11
Deçiqi

Deçiqi nga Tuzi kthehet me pikë të plota nga Tivari!

Mornari mposhtet pas 8 ndeshjeve në elitën e futbollit malazez.

Viktimë e radhës është Mornari.

Deçiqi ka treguar lojë të mirë dhe ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Mornarit të papërshtatshëm.

Një fitore që e bën edhe më të ëmbël fakti se nga minuta e 37-të mbeten pa një futbollist në fushë.

Futbollisti Leon Ujkaj u përjashtua me karton dhe plotë 53 minuta mbeten me një futbollist më pak. 

As kjo nuk e pengoi skuadrën shqiptare që të shënojnë fitore duke iu falënderuar golit të Drashko Bozhoviq që realizoi nga penalltia në minutën e 55-të.

Deçiqi kryeson me 29 pikë dhe ka 4 më shumë se Buduçnosti i Podgoricës në pozitën e dytë (një ndeshje me pak) dhe Mornari renditet në vend të pestë me 19 pikë pas 14 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat