Krasniqi do të mungojë dy muaj

Futboll

Krasniqi do të mungojë dy muaj

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:55
Albin Krasniqi në mes

Mesfushori i skuadrës së Prishtinës, Albin Krasniqi, e ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj SC Gjilanit.

"Albini ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë dhe pas ekzaminimeve të bëra sot, është konstatuar se do t'i mungojë fushave për rreth dy muaj.

Me shpresën se do ta kalojë këtë periudhë me forcë dhe qetësi ashtu siç është në fushë.

FC Prishtina duke i qëndruar afër në çdo moment, i dëshiron shërim të shpejtë", thuhet nga FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat