​Juventusi nuk brengoset për suspendimin, i ofron kontratë të re Fagiolit

Futboll

​Juventusi nuk brengoset për suspendimin, i ofron kontratë të re Fagiolit

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:30
Nicolo Fagioli

Nicolo Fagioli pritet të nënshkruajë një kontratë të re te Juventusi, bën të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Juventusi nuk po brengoset për skandalin e basteve dhe suspendimin e Fagiolit, pasi që i ka ofruar kontratë të re mesfushorit deri në qershor të vitit 2028.

Klubi po tregon përkrahje dhe besim në Fagiolin, pasi që kontrata aktuale e tij nuk skadonte edhe për tri vitet e ardhshme.

Fagioli së fundmi u suspendua nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin për shkak të skandalit me baste në Itali.

Po ashtu, Juventusi do t’ia rris edhe pagën Fagiolit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat