Derbi i madh i Kosovës luhet të mërkurën

Futboll

Derbi i madh i Kosovës luhet të mërkurën

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:34
Pamje nga një ndeshje

Elita e futbollit të Kosovës do të vazhdojë këtë mesjavë më ndeshjet e xhiros së 12-të.

Dueli mes Ballkanit dhe Dritës, ndeshje kjo që luhet të mërkurën pasdite, padyshim se është kryendeshja e kësaj xhiro pasi që përballen dy skuadrat kryesore në garën për titull të kampionit.

Arbitri Mervan Bejtullahu, do të jetë njeriu që do ta gjykojë duelin mes kampionit në fuqi të Kosovës dhe gjilanasve.

Krahas ndeshjes Ballkani-Drita, të mërkurën luhen edhe duelet Gjilani-Feronikeli ’74 dhe Malisheva-Prishtina, ndeshje këto që parashikohet të sjellin sfida interesante.

Xhiroja e 12-të, do të mbyllet të enjten pasdite Llapi-Fushë Kosova dhe Liria-Dukagjini.

Superliga /Java e 12-të

Të mërkurën takohen:

Gjilani – Feronikeli ’74 (Isak Cervaniku, Besnik Morina, Meriton Berisha)

Malisheva – Prishtina (Erdall Zasella, Edmond Zeqiri, Faton Jakupi)

Ballkani – Drita (Mervan Bejtullahu, Fatlum Berisha, Hekuran Osmani)

Të enjten takohen:

Llapi – Fushë Kosova (Mentor Ajeti, Bujar Selimaj, Bashkim Hyseni)

Liria – Dukagjini (Eridon Podvorica, Arbnor Bullatovci, Enis Bejtullahu).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat