Allegri këmbëngul

Futboll

Allegri këmbëngul

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:28
Stadiumi i Juves

Nuk është një mister që Juventus është në kërkim të një mesfushori për të mbushur boshllëqet e krijuara nga Paul Pogba e Nicolo Fagioli.

Të dy këta do të mungojnë për një kohë të gjatë, ndaj në merkaton e janarit do të vijë një mesfushor.

I pari në listën e trajnerit Allegri është mesfushori argjentinas Rodrigo De Paul, që luan me Atletico Madrid në Spanjë.

Ai ka luajtur edhe më parë në Itali, me Udinese, ndërkohë që është i lidhur deri në vitin 2026 me Atletico.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, trajneri Allegri e dëshiron me çdo kusht lojtarin, pasi i përshtatet lojës së tij, duke e përforcuar ndjeshëm mesfushën. Gjithsesi, për bardhezinjtë s’ka për të qenë e lehtë, pasi Atletico këmbëngul për ta mbajtur, ndaj duhet një ofertë e mirë.

Spanjollët duan mbi 30 milionë euro për De Paul, ndaj dhe palët po diskutojnë për të gjetur një zgjidhje, që do të lehtësonte këtë transferim. Ka gjasa që argjentinasi të vijë në formë huazimi në janar, me të drejtë blerje verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat