Trajneri beratas nuk fshihet sa i përket objektivave

Futboll

Trajneri beratas nuk fshihet sa i përket objektivave

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:14
Klodian Arbëri

U përfol disa ditë më parë, por ditën e martë u bë zytare. Klodian Arbëri është trajneri më i ri i Vorës. Tekniku beratas pason Artan Mërgjyshin, i cili u shkarkua një javë më parë. Tekniku 44-vjecar ishte pjesë e Tomorit për një sezon e gjysmë me 47 ndeshje në pankinë. Arbtëri për RTSH, ka folur fillimisht për arsyet e largimit nga drejtimi i Tomorit.

“Nuk ka lidhje me rrezultatet, u largova pasi edhe projekti nuk më bindi shumë. Ekipi u krijua shumë vonë dhe për këtë motiv nuk qëndrova gjatë”, tha Klodian Arbëri.

Vora nuk është më ajo skuadra e disa viteve më parë, ku vuante pjesën e infrastrukturës apo pagat, tani drejtuesit kanë krijuar një klub me kushte idelae, ku cdo trajner do e kishte të vështirë të refuzonte një ofertë nga skuadra e Vorës.

“Oferta ishte shumë e mirë dhe projekti më bindi menjëherë. Nuk mund të refuzoja këtë mundësi”, argumentoi Arbëri.   

Aktualisht skuadra e Vorës ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 18 pikëve, shtatë pikë larg nga vendi i parë. Klodian Arbëri nuk fshihet sa i përket objektivave. Si një trajner që kërkon maksimumin, edhe në stolin e Vorës dëshiron që në fundin e sezonit, ekipi i tij të jetë pjesë e Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat