Trajneri i Prishtina 01: Do të jemi befasi e Championsit

Futboll

Trajneri i Prishtina 01: Do të jemi befasi e Championsit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:09
Ferid Agushi

Trajneri i Prishtina 01 Ferid Agushi ka deklarur se ndihet i lumtur për kualifikimin historik  në fzën e grupeve të të Ligës së Kampionëve europian në Futsal.

Kampioni i Kosovës në futsal zuri vendin e parë në Lituani, duke shënuar dy fitore dhe një barazim, me 7 pikë. Ata ishin në grup me: Kauno Zalgiris (Lituani), Dynamo Kampus (Finlandë) dhe AEL (Qipro).

“Ndoshta për publikun e gjerë ka qenë befasi, por ne kemi punuar dy-tre muaj për këtë rezultat. Qëllimi ynë ka qenë të arrijmë në Elite Round dhe ia arritëm. Edhe ne kemi ekip cilësorë, pasi futsallistët taën luajnë për reprezentaconin e Shqipërisë dhe Kosovës”, deklaroi Ferid Agushi për "Open.TV"..

“Organizmi i Elite Round në Prishtinë është një afirmim për të gjithë futsaldashësit në Kosovë dhe jo vetëm”, shtoi ai.

“Kundërshtarë të lehtë në këtë fazë elite nuk ka, sepse marin pjesë 16 ekipet më të mira europiane”, vijoi ai.

“Favorit janë Barcelona, Palma Futsal, Benfika, por asnjë ekip nuk do ta ketë lehtë me ne.

Do të ejmi surpriza e kësaj gare. Jemi ekip i papërshtatshëm për cdo kundërshtarë dhe këtë e dëshmuam në dy turnet e fundit”, ka thënë trajneri Ferid Agushi.

Shorti për “Elite Round” do të tërhiqet më 2 nëntor, derisa faza e grupeve zhvillohet prej 28 nëntorit deri më 3 dhjetor në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat