Ja plani për të mbajtur Interin!

Futboll

Ja plani për të mbajtur Interin!

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:34
Zhang e Inzaghi

Steven Zhang nuk ka ndër mend të lërë Interin. “Gazzetta dello Sport” shpjegon planin e presidentit “zikaltër” për të rifinancuar borxhin e klubit dhe për të mbajtur pronësinë.

Huaja që ka marrë Inter nga Oaktree skadon në maj të 2024 kur kompania luksemburgase që kontrollon Interin do të duhet t’i kthejë fondit amerikan 350 milionë euro. Nuk ka shumë kohë dhe është e qartë se duhet gjetur një zgjidhje brenda fundit të këtij viti dhe fillimit të vitit të ri.

Pavarësisht zërave për propozime për blerjen e Interit nuk ka pasur deri tani një tratativë konkrete për blerjen e klubit. Disa fonde janë interesuar duke vlerësuar nëse mund të hyjnë në kontakte direkte, por janë stepur para kufirit minimal prej 1.3 miliardë eurosh të vendosur nga Zhang.

Plani i Presidentit, parashikon afrimin e fondeve që të mund të rifinancojnë borxhin me Oaktree. Në këto ditë janë duke vazhduar tratativat me disa fonde investimesh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë të interesuara në këtë operacion.

Nyja ka të bëjë me përqindjen e interesit, pasi ajo aktuale me Oaktree është e fiksuar në 12% dhe synimin e Zhang është ta mbyllë çështjen e financimit me një përqindje më të ulët. Ndërkohë qeveria kineze ka akorduar një fond prej 650 milionë eurosh për të ndihmuar kompaninë Suning në vështirësi likudimi, dhe dosja e Interit është në radhën e parë të drejtuesve për rishëndoshjen e financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat