Dramë në futboll, 18-vjeçari i mbijetoi një ataku në zemër. Kur u zgjua bëri pyetje interesante  

Futboll

Dramë në futboll, 18-vjeçari i mbijetoi një ataku në zemër. Kur u zgjua bëri pyetje interesante  

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:44
Elijah Peace në veprim

Në ndeshjen e Kupës së Serbisë mes Maçva nga Shabac dhe Mladost GAT nga Novi Sadi, ka ndodhur një skenë e tmerrshme që ka lënë sportin në plan të dytë.

Në minutën e 73-të të ndeshjes, adoleshenti nga Nigeria, Elijah Peace (18 vjeç), është rrëzuar në fushë për arsye të panjohura për momentin. 

Shërbimi mjekësor është përgjigjur menjëherë dhe e ka ndihmuar 18-vjeçarin, e më pas e ka transferuar në spitalin e Shabacit.
Aty u konstatua se Peace pësoi një atak në zemër në fushë dhe më pas u transferua në spitalin e Valjevës, ku do të përfundojë shërimin dhe do t’i nënshtrohet analizave të mëtejshme.

Ai u zgjua dhe pyeti menjëherë për rezultatin e ndeshjes.

Kur mori vesh që humbën, e hodhi këpucën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat