Pioli: Me një shije të hidhur në gojë siç është normale të jetë

Futboll

Pioli: Me një shije të hidhur në gojë siç është normale të jetë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 18:17
Pioli

Në janar të këtij viti, kundër Romës, ish te hera e fundit që Milani barazoi një ndeshje, pasi ishte gjendur në avantazh të dy golave.

Përmbysja napolitane dukej e pamenduar, por ka bërë që kuqezinjtë të nisin përgatitjet për Udinezen me një qasje tjetër.

Si u kthyet në Milano pas transfertës në “Maradona”?

"Me një shije të hidhur në gojë siç është normale të jetë, sepse po dominonim dhe nuk duhej të shfaqnim pasigurinë të cilën Napoli e përdori për të na barazuar.

Sidoqoftë, vazhduam të krijonim, nuk ishte e lehtë të bënim 10 gola në Napoli, por nuk e mbyllëm ndeshjen dhe nuk kaluam epërsi më të thellë kur mundëm. Barazimi ishte pasojë", thjot Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat