De Bruyne shpjegon si ndjehet pas dëmtimit

Futboll

De Bruyne shpjegon si ndjehet pas dëmtimit

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 21:42
De Bruyne

Ky sezon ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Kevin De Bruyne. Fantazisti i Manchester Cityt ka pasur fatin kundër duke qenë se prej muajit gusht është i dëmtuar dhe deri në këtë pikë të sezonit ka humbur plot 14 ndeshje.

Ende nuk ka një datë fikse për rikthimin e belgut në organikën e Pep Guardiolës ndërsa së fundmi, De Bruyne shpjegon se si ndjehet ai duke mos luajtur.

“Mund të konsiderohem si një makinë e mbyllur në servis për një problem të rëndë”, tha De Bruyne në një intervistë për Sky Sports.

Kujtojmë se De Bruyne është një nga lojtarët më të rëndësishëm të The Citizens e mungesa e tij në fushë ndjehet.

Megjithatë, zërat për një transferim të tijin në Arabinë Saudite nuk ndalen teksa De Bruyne dhe City ende nuk kanë dhënë sinjale për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2025. Shumë do të varet edhe nga forma që do të shfaqë 32-vjeçari në momentin që do të rikthehet nga dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat