Marca: Dribluesi më i mirë në Evropë është Edon Zhegrova

Futboll

Marca: Dribluesi më i mirë në Evropë është Edon Zhegrova

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:13
Edon Zhegrova

As Mbappé, as Vinicius, as Rafael Leao!

Dribleri më i mirë në Evropë mbi 23 vjeç është Edon Zhegrova, raporton Marca. 

Të paktën kështu thotë ‘Indeksi’ i përgatitur së bashku nga ‘Wyscout’ dhe ‘CIES Football Observatory’ mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 450 minuta në pesë ligat kryesore.

Anësori i majtë i Lille ka përfunduar me sukses 27 nga 44 driblime që ka tentuar në Ligue 1. 

Domethënë, ai ka një përqindje suksesi prej 61.36% . 

Reprezentuesi shkëlqeu në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Monakos (2:0).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat