Lajm i mirë për Partizanin

Futboll

Lajm i mirë për Partizanin

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 12:53
Partizani

Dëmtimet vijojnë të jenë një shqetësim i madh te Partizani, teksa gjashtë lojtarë janë ende të dëmtuar.

Megjithatë, së fundmi ka lajme të mira nga tre prej titullarëve.

Hadroj, Mba dhe Sota kanë hyrë në fazën e fundit të rikuperimit. Në stërvitjen e djeshme të tre këta lojtarë kanë kryer veprime me topin, çka tregon mjaft për avancimin e rikuperimit.

Megjithatë, ata ende nuk janë të gatshëm për tu stërvitur me grupin dhe sfida me Vllazninë duket thuajse e pamundur.

Ndërkohë, Hoxha dhe Koçijan vijojnë të jenë jashtë ekipit, teksa e njëjta gjë vlen edhe Da Silvën, dëmtimi i të cilit është një mister më vete.

Ndaj Vllaznisë të hënën Partizanit i rikthehet Altin Bytyçi, i cili në ndeshjen e fundit ishte i pezulluar për shkak kartonësh. Kjo e vë në mëdyshje edhe vetë Abilaliajn për formacionin, pasi dyshja Sembene Preka bënë shumë mirë ndaj Laçit dhe Partizani u pa më i sigurt se asnjëherë në fazën defensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat