Pas Bellingham, Real Madrid në ndjekje të një tjetër ylli britanik

Futboll

Pas Bellingham, Real Madrid në ndjekje të një tjetër ylli britanik

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:18
Pamje nga një stërvitje

Drejtuesit e Real Madrid kanë nisur tashmë të punojnë për merkaton e verës së ardhshme teksa objektivat janë përcaktuar me kohë.

Një nga to është zëvendësuesi i Dani Carvajal që nuk ofron më të njëjtën vazhdimësi si në sezonet e kaluara.

Problemet e shumta fizike e kanë lënë pas spanjollin dhe madrilenët synojnë ta “blindojnë” krahun e djathtë të mbrojtjes me një si Reece James. Lojtari që aktivizohet me Chelsean konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij dhe me moshën në favor, vetëm 23-vjeçar, është profili që te Reali kërkojnë të mos e humbasin.

Carlo Ancelotti është një “fans” i madh i Reece James dhe madrilenët pritet të vendosin në “shinat e duhura” këtë tratativë duke nisur nga janari. Kështu, pas Bellingham, pritet që në kryeqytetin spanjoll të “zbarkojë” edhe një tjetër yll i kombëtares së Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat