Bajrami kundër Agron Rufatit

Futboll

Bajrami kundër Agron Rufatit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:19
Bajrami

Të shtunën në stadiumin Biljanini Izvori në Ohër do të përballen Voska Sport dhe Brera nga Strumica.

Kjo përballje do të jetë e veçantë pasi do të takohen mes vete Medin Bajrami i Voska Sport dhe Agron Rufati i Brerës, të cilët janë nip e dajë. Në fakt, Medin Bajrami e ka djal të dajës Agronin.

Interesant është se të dy futbollistët luajnë në mbrojtje.

Bajrami dhe Rufati nuk janë përballur deri më tani në asnjë ndeshje kampionale të futbollit maqedonas.

Agron Rufati është 24 vjec, kurse Medin Bajrami një vjet më i vjetër.

Të dy lojtarët janë në formë shumë të mirë, ndërsa Bajrami ka nisur të shënoj edhe gola për skuadrën e tij. Goli i fundit ishte ai kundër Shkëndijës, gol që i solli pikë të madhe ekipit të tij.

Na tabelën e klasifikimit, Voska Sport renditet në vendin e parafundit me 12 pikë, kurse Brera e pesta me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat