Pioli: Do kërkoj një mbrojtës në janar

Futboll

Pioli: Do kërkoj një mbrojtës në janar

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Pioli

Milani synon rikthimin te fitorja në kampionat pas humbjes ndaj Juventusit dhe barazimit ndaj Napolit. Skuadra e Piolit do të ketë një ndeshje aspak të thjeshtë ndaj Udineses këtë fundjavë, teksa strategu ka foluir për situatën, por dhe për Ibrahimovic.

“E gjithë vëmendja është te sfida me Udinesen, do të luaj me ekipin më të mirë të mundshëm.

Loftus-Cheek është mirë, është në dispozicion për nesër. Pulisic, Chukwueze dhe Kjaer do të jenë të martën.

Në mbrojtje kemi humbur Kalulu dhe Pellegrino për një kohë të gjatë. Në janar do të kërkoj një mbrojtës.

Ibra? Nuk e di. Në Milanello punoj me shumë persona, flas shpesh me Moncada dhe Furlani.

Nëse klubi dhe Zlatan do të gjejnë një mënyrë bashkëpunimi, ashtu le të ndodhë, për mua nuk ka asnjë problem. Unë jam një trajner me fat, klubi më vendos gjithnjë në pozita të favorshme për të punuar”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat