Tërboi shqiptarët dhe PSG-në

Futboll

Tërboi shqiptarët dhe PSG-në

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:44
Deniz

Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur t’i besojë rolin e “gjykatësit” në takimin Dortmund-Bajern Mynih Deniz Ajtekin.

Është fakt se arbitri i mësipërm nuk pëlqehet nga tifozëria e Dortmundit, të cilët e pikasin si favorizues ndaj Bajernit, për shkakun edhe të origjinës, bavarez.

Megjithatë Ajtekin nuk është një emër i diskutueshëm vetëm në Gjermani. Ai ka drejtuar edhe ndeshjen Shqipëri-Izrael, aty ku u “dëmtoi” qartazi kombëtaren tonë me përjashtimin e portierit Etrit Berisha dhe mbrojtësit Berat Gjimshiti, që si pasojë ndikoi edhe në rezultatin final 0-3, e luajtur në datën 12 nëntor të vitit 2016, kualifikueset për Botërorin “Rusi 2018”.

Gjithashtu ai ishte dhe gyqtari kryesor i sfidës Barcelona-PSG që përfundoi me rezultatin 6-1 për katalanasit, e cila u quajt gjithashtu si një nga sfidat që Mesi me shokë u favorizuan pët t’u kualifikuar.

Po ashtu është i njohur edhe si DJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat