Napoli nuk gabon

Futboll

Napoli nuk gabon

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 17:00
Napoli

Napoli bëri detyrën në Salerno përballë skuadrës së Pippo Inzaghit.

Kampionët e Italisë shënuan nga një gol për pjesë, duke thyer 0-2 Salernitanën e vendit të fundit.

Giacomo Raspadori zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13’. Sulmuesi i kombëtares italiane mori një top nga Lobotka dhe mposhti meksikanin Ochoa me një diagonale potente.

Goli i qetësisë erdhi tetë minuta përpara fundit, dhe ishte shumë i bukur. Eljif Elmas marshoi nga mesi i fushës dhe gjeti cepin e portës kundërshtare me një gjuajtje të bukur.

Skuadra e Rudi Garcias është ngjitur në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt. Dhe tashmë fokusohet në Champions League, aty ku mesjavën e ardhshme pret gjermanët e Union Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat