Argjentinasi është i gatshëm në prag të ndeshjes me Leçen

Futboll

Argjentinasi është i gatshëm në prag të ndeshjes me Leçen

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:31
Dybala

Roma në kuadrin e javës së njëmbëdhjetë të Serisë A, të dielën në “Olimpico” do të ketë përballë Leçen.

Në prag të kësaj sfide ka mbërritur një lajm shumë i mirë për Zhoze Murinjon, ndryse nga Roberto D’Aversa dhe Leçe.

Paulo Dibala është duke “ngrohur motorët” dhe është gati për t’u kthyer në fushë. Sulmuesi argjentinas është në bokse për shkak të dëmtimit prej gati një muaji e kjo për shkak të një tërheqje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë. Por tani duket se gjithçka e ka hedhur pas krahëve.

Sikurse raporton e përditshmja “Gazzeta dello Sport”, Joja është në dispozicion për ndeshjen me Leçen, që do të luhet të dielën në ora 18:00 në “Olimpico”.

Por këmbëngulja e argjentinasit dhe vëmendja e Murinjos dhe stafit të tij është derbi me Lacion fundjavën e ardhshme.

Mes ndeshjeve të kampionatit është dhe sfida në Pragë me Sllavian e vlefshme për Ligën e Europës që mund të forcojë kryesimin në grup Romës edhe me barazim.

Dibala është i gatshëm për të tria këto ndeshje për të patur kohën më pas të kthimit qind për qind për Romën duke shfrytëzuar pushimin e kombëtareve. Ndonëse nuk mund të përjashtohet edhe një thirrje e Argjentinës për kualifikueset e Botërorit 2026. Por Murinjo tashmë e ka “asin” e tij gati për lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat