Një penallti vendosi sfidën Milan – Udinese

Futboll

Një penallti vendosi sfidën Milan – Udinese

Nga: K.G. Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 22:44
Roberto Pereyra me mjeshtri goditi nga penalltia

Mbrojtja “bunker” e Udineses dha rezultat.

 Udinese ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Milanit në “San Siro”.

Një penallti vendosi sfidën.

Futbollistët e Milanit u përpoqën deri në fund por hasën në mbrojtje të fortë. 

Mbrojtja e Udineses ishte në nivelin më të lartë.

Roberto Pereyra me mjeshtri goditi nga penalltia, portieri Maignan në anën e djathtë e ai në të majtën dhe në pjesën e poshtme, 0:1.   

Fitorja e parë për Udinesen pas 7 barazimeve e 3 humbjeve.

Pas javës së 11-të në Serie A, Interi kryeson me 28 pikë, Juventusi 23 (një ndeshje më pak), Milan 22, Napoli 21 dhe Udinese renditet në vend të 16-të me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat