​Tri përballje interesante sot në Superligë

Futboll

​Tri përballje interesante sot në Superligë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Xhiro e 12-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri përballje tejet interesante.

Padyshim se vëmendje e madhe do t’i kushtohet duelit të mbijetesës ndërmjet dy skuadrave të fundit në tabelë, Fushë Kosovës dhe Lirisë që ndeshen sot me fillim nga ora 13:00.

Këto dy skuadra janë promovuar këtë edicion në Superligë dhe janë në krizë të rezultateve. Fushë Kosova është e fundit me shtatë pikë, kurse Liria e parafundit me tetë pikë.

Duel interesante do të jetë edhe ai ndërmjet Prishtinës dhe Llapit që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00. Këto dy skuadra po synojnë daljen në Evropë edicionin e ardhshme, derisa momentalisht renditen në pozitat tre dhe pesë.

Ballafaqimi tjetër do të jetë ai ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës që nis nga ora 13:00. Drita është e detyruar të kërkojë tri pikë të plota pasi ka humbur hapin me liderin e tabelës, Ballkanin që tashmë ka krijuar diferencë prej shtatë pikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat