Tetë skuadra janë në “pritje”

Futboll

Tetë skuadra janë në “pritje”

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:09
Antonio Conte

Antonio Conte, pas përfundimit të aventurës së tij te Tottenham, mori një periudhë pushimi dhe reflektimi, periudhë që e ka vazhduar edhe disa javë më parë pasi mori propozimin e Napolit dhe e refuzoi atë. Hipoteza italiane në fakt e intrigon, siç shpjegoi ai, por për momentin Konte nuk është i gatshëm të marrë drejtimin e një skuadre në mes të sezonit.

Synimi i tij duket të jetë të kthehet të punojë në Itali.

Edhe pse mund të ketë skuadra të mëdha jashtë vendit në dispozicion të ish-trajnerit të Italisë. Vlen të shikohet me shumë interes se çfarë do të ndodhë në Torino.

Juventusi e ka ende nën kontratë Allegrin, por nëse tekniku livornez e përfundon këtë vit pa asnjë trofe, divorci mund të bëhet një hipotezë konkrete dhe emri i parë në tavolinë do të ishte ai i Konte-s.

Situatë e ngjashme edhe te Milan për Piolin, me trajnerin që tashmë do të thotë lamtumirë nëse nuk e fiton titullin. Është edhe Napoli dhe Roma: dihet që klubi napolitan po kalon një moment të vështirë nën drejtimin e Rudi Garcia, ndërsa verdhekuqtë pritet të ndryshojnë trajner në fund të sezonit.

 

Me Ançelotin që pritet të marrë drejtimin e Brazilit në fund të sezonit, duhet bërë kujdes ndaj Real Madridi, skuadër afër së cilës ka qenë edhe në të kaluarën. Në Angli, vështirësitë e Manchester United mund të çojnë te një ndryshim në stol.

Në Gjermani dhe Francë, Tushel dhe Luis Enrike janë në diskutime të vazhdueshme, duke pasur parasysh ambiciet e Bajernit dhe PSZH-së: fitimi ‘vetëm’ i kampionatit nuk do t’u mjaftonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat