Al-Ittihad shkarkon Espirito Santo një muaj para Kupës së Botës për Klube

Futboll

Al-Ittihad shkarkon Espirito Santo një muaj para Kupës së Botës për Klube

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:50
Espirito Santo

Afrimet e merkatos së verës Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinho, Luiz Felipe dhe Jota i rritën në mënyrë të pashmangshme pritshmëritë e drejtuesve të Al-Ittihad.

Klubi arab priste një fillim më bindës të sezonit, por në vend të kësaj, kjo skuadër është e gjashta në renditjen e Saudi Pro League, me 21 pikë në 12 ndeshje dhe 11 pikë prapa kryesuesit Al-Hilal.

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe humbja e bujshme e së hënës në Champions League-n e Azisë kundër skuadrës irakiane Al-Quwa Al-Jawiya çoi në shkarkimin e trajnerit Nuno Espirito Santo nga Al-Ittihad.

Në këtë vendim, sipas raportimeve të medieve franceze ka ndikuar shumë edhe marrëdhënia jo e mirë e trajnerit me disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, përfshirë edhe vetë Benzema-n.

Tani, pak më shumë se një muaj para fillimit të Kupës së Botës për Klube, Al-Ittihad duhet të gjejë një trajner të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat