​Milani po përgatitet për rikthimin e madh

Futboll

​Milani po përgatitet për rikthimin e madh

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Burime të shumta në Itali thonë se Milani së shpejti do të njoftojë rikthimin e Zlatan Ibrahimovic.

Ish-sulmuesi i kuqezinjve ka qenë në bisedime me pronarin Gerry Cardinale për disa javë dhe sipas “Calciomercato”, rikthimi i Ibras në “San Siro” është vetëm çështje kohe tani.

Ibrahimovic u tërhoq nga futbolli në fund të edicionit 2022-23, por Cardinale dëshiron ta mbajë atë në klub për të qenë në kontakt të ngushtë me lojtarët dhe drejtorët.

Milani mund të konfirmojë rikthimin e Ibras me një njoftim zyrtar deri në fundjavë përpara ndeshjes së kuqezinjve në Serie A kundër Lecces të shtunën.

“Calciomercato”.raporton se Milani aktualisht është duke finalizuar detajet e fundit përpara se të konfirmojë kthimin e Ibrahimovic në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat