Shkupi eliminon Rabotniçkin, dy skuadra shqiptare në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë

Futboll

Shkupi eliminon Rabotniçkin, dy skuadra shqiptare në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 14:55
Shkupi

Shkupi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Dy skuadra shqiptare janë në gjysmëfinale, Voska Sport e Ohrit dhe Shkupi.

Shkupi eliminon Rabotniçkin vendas, duke e mundur me rezultat 1:0.

Futbollisti Marko Mlladenovski ka shënuar në minutën e 15-të, gol që vulosi kualifikimin e shkupjanëve.

Shkupi vlerësohet prej ekipeve favorite për të fituar trofeun.

Shkupi, Voska, Tikveshi e Makedonjia GP, janë në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat