Fati nuk ishte me kampionin e Kosovës! Astana nuk e meritoi një pikë

Futboll

Fati nuk ishte me kampionin e Kosovës! Astana nuk e meritoi një pikë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 nëntor 2023 Në ora: 16:22 Përditësuar në ora: 18:19 më 09.11.2023
Pamje nga ndeshja

Ballkani merr pikë

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka treguar lojë të madhe në Astana por vetëm fati sportiv ia ktheu shpinën që të marrin tre pikë të arta.

Ballafaqimi mes Astanës dhe Ballkanit ka përfunduar pa gola (0:0), në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit C Conference League në futboll.  

Astana - Ballkani 0:0

Stadiumi në Astana.
Shikues: 7.000.
Gjyqtar: B. Berke (Hungaria).
Kartona të verdhë: Amanoviq, Beysebekov - Hamidi.
Astana: Condriç; Beysebekov, Marochkin, Amanoviq; Havhannisyan (Tomasheviq 89'), Kuat (Llonçar 84'), Ebong, Dosmagambetov; Tomasov, Darboe (Aymbetov 59'), Ourega (Astanov 89');
Ballkani: Koliçi; Trashi (Tolaj 90+4'), Dellova, Jashanica, Potoku; Halili, Kuç, Zyba; Hamidi (Berisha 87'), Gripshi, Kryeziu (A. Thaçi 90+4').

Ballkani i kryetrajnerit Ilir Daja kthehet me një pikë të madhe nga Kazakistani.

Në minutën e 32-të Almir Kryeziu godet nga rreth 20 metra por nuk befasohet portieri kazak.

Pas dy minutave fat për Ballkanin, futbollistit Dosmagambetov godet mbi portë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, Gripshi nga afërsia godet jashtë shtyllës së djathtë. 

Në minutën e 72-të, Nazmi Gripshi nga rreth 25 metra godet bukur e për disa centimetra jashtë shtyllës së majtë të rivalit. 

Rasti më i mirë, Nazmi Gripshi në minutën e 82-të në pozitë ideale dhe kur pritej gol portieri Condriç e ka shpëtuar portën e tij.

Plzeni kryeson me 9 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Astana me 4, Ballkani 4 dhe Dinamo e Zagrebit 3 sosh (një ndeshje më pak).

Ballkani ballëlart

(E plotësuar)  - 87' Ndeshja drejt fundit.

82' rasti më i mirë, Nazmi Gripshi në pozitë ideale dhe kur pritej gol portieri Condric e ka shpëtuar portën e tij.

81' Vetëm një zëvendësim deri me tani. 

Astana - Ballkani 0:0

Stadiumi në Astana.

Shikues: 7.000.

Gjyqtar: B. Berke (Hungaria).

Kartona të verdhë: Amanoviq, Beysebekov - Hamidi.

Astana: Condriç; Beysebekov, Marochkin, Amanoviq; Havhannisyan (Tomasheviq 89'), Kuat (Llonçar 84'), Ebong, Dosmagambetov; Tomasov, Darboe (Aymbetov 59'), Ourega (Astanov 89');

Ballkani: Koliçi; Trashi, Dellova, Jashanica, Potoku; Halili, Kuç, Zyba; Hamidi (Berisha 87'), Gripshi, Kryeziu.

79' Ballkani afër një pike.

75' Ballkani po e kërkon golin.

72' Nazmi Gripshi nga rreth 25 metra godet bukur e për disa centimetra jashlë shtyllës së majtë të rivalit.

71' Ballkani po lufton.65' Ballkani herë pas here i rrezikshëm.

61' Edhe më tej 0.0.

Ndeshja është e vlefshme e xhiros së katërt të Grupi C të Conference league.

 54' Ndeshje me rivalitet.

50' Lojë e mirë. Gripshi në pozitë të mirë por godet jashtë shtylllës së djathtë. 47' Ballkani kërkon fitore.

Përfundon pjesa e parë.

 43' Balllkani po tregon lojë të mirë.

39' Nuk ka gola,

35' Astana po sulmon.33' Fat për Ballkanin, Dosmagambetov godet mbi portë.

32' Almir Kryeziu godet nga rreth 20 metra por nuk befasohet portieri kazak.

31' Ballkani po orvatet.

28' Ballkani po tregon lojë të mirë.

24' Nuk ka raste nuk ka gola.21' Ballkani ka posedimin e topit, 52 për qind me 48 për qind.

18' Hamidi ndëshkohet me karton të verdhël.

16' Hamidi po i shkaton problem Astanës.

13' Hamidi i Ballkanit shumë i shpejtë.10' Lojë e baraspeshuar.

7' Ballkani po luan mirë.

4' Ndeshje e luftuar.Gripshi gjuan larg mbi portë

2' Balkani po sulmon.

Gjithçka gati.

Formacionet zyrtare të Astana - Ballkani

Astana-Ballkani përballen këtë të enjte në kuadër të takimit të katërt të fazës së grupeve të Europa Conference League.

Ndërsa jemi pranë sfidë që nis në orën 16:30.

Trajnerët Grigori Babayan dhe Ilir Daja kanë vendosur formacionet si do zbresin në fushën e lojës ekipet e tyre.

Të dyja skuadrat janë me nga tre pikë dhe renditen Astana në vend të katërt të Grupit C, teksa Ballkani në vend të tretë.

Ballkani në sprovë

Trajneri Ilir Daja pohoi se Ballkani ka udhëtuar drejt Kazakistanit jo me “flamur të bardhë”, kështu që kampionët e Kosovës do të kërkojnë fitoren ndaj Astanës.

Ky takim i raundit të katërt në Grupin C të Ligës së Konferencës mund të thotë shumë për fatin e dy skuadrave, sa i përket kualifikimit për në turin tjetër. 

Grupin e kryeson Viktoria Plzen me 9 pikë, ndërsa Dinamo Zagreb, Ballkani dhe Astani kanë nga tre pikë secila pas tre ndeshjeve të luajtura.

Takimi nis në orën 16:30 dhe më poshtë janë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave për këtë sfidë të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Astana – Ballkani, sfidë e nxehtë

Astana dhe Ballkani kanë publikuar tashmë edhe zyrtarisht formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës është mysafir i ekipit nga Kazakistani në ndeshjen e katërt të grupit C, e cila pritet të zhvillohet në “Astana Arena” nga ora 16:30.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas formës së mirë në kampionat dhe e motivon fakti që ky ekip e mposhti në ndeshjen e fundit në Prishtinë.

Në anën tjetër, vendasit janë të motivuar pas fitores si mysafir i Ballkanit dhe synojnë rezultat pozitiv për të shtuar gjasat për kualifikim në raundin tjetër.

Te therandasit nga minuta e parë luajnë yje si Lumbardh Dellova dhe Nazmi Gripshi, por jo edhe Armend Thaqi, i cili si duket nuk ka qenë 100 për qind duke mbetur në bankë.

Formacionet zyrtare

Astana: Condric; Beysebekov, Marochkin, Amanovic; Havhannisyan, Kuat, Ebong, Dosmagambetov; Tomasov, Darboe, Ourega;

Ballkani: Koliçi; Trashi, Dellova, Jashanica, Potoku; Halili, Kuç, Zyba; Hamidi, Gripshi, Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat