Interi ka fituar shtatë nga 11 ndeshjet e fundit

Futboll

Interi ka fituar shtatë nga 11 ndeshjet e fundit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:36
Pamje nga ndeshja

Interi ka fituar shtatë nga 11 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve (3B, 1H), një sukses më pak se sa ka arritur në 21 ndeshjet e mëparshme në kompeticion (5B, 8H).

Interi ka mbetur i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit jashtë fushe në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga shkurti 2005.

Salcburgu humbi tre ndeshje radhazi në shtëpi në Ligën e Kampioneve për herë të parë në kompeticion.

Interi është kualifikuar përtej fazës së grupeve dy javë nga përfudnimi i tyre për herë të parë që nga sezoni 2004-2005.

Interi është skuadra që ka shënuar më shumë gola nga penalltitë (7 nga 7) këtë sezon në top 5 ligat evropiane në të gjitha kompeticionet.

Me penalltinë e sëhnuar, Lautaro Martinez (nëntë) kaloi Hernan Krespon (8) si golashënuesi më i mirë i Interit jashtë shtëpisë në Ligën e Kampionëve dhe për më tepër, 75% e golave të Lautaro Martinezit në këtë kompeticion janë shënuar në transfertë (9/12).

Alesandro Bastoni ishte kapiteni i Interit që nga fillimi i një ndeshjeje për herë të parë në karrierën e tij në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat