Një mbrëmje e rëndësishme për skuadrën madrilene

Futboll

Një mbrëmje e rëndësishme për skuadrën madrilene

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:42
Perez

Ajo e së mërkurës ka qenë një natë e rëndësishme për Real Madridin e Carlo Ancelottit, që mundi 3-0 Bragën në Champions League.

Një mbrëmje e rëndësishme për skuadrën madrilene, e cila ndër të tjera mund të ketë dhuruar edhe një hipotezë të bujshme për merkaton.

Në fakt, siç është parë nga kamerat, Rafaela Pimenta ka qenë e pranishme në tribunat e Santiago Bernabeu, stadiumi i Real Madridit.

Super menaxherja ka mes klientëve të shumtë në skuadrën e tij, ka edhe Erling Haaland, i cili është objekt i dëshirave të shumë klubeve të mëdha europiane.

Një vizitë sigurisht kurioze nga Pimenta, që ka ardhur në ditën kur doli lajmi nga Cadena SER për Kylian Mbappe.

Në fakt, sipas asaj që bëri të ditur media spanjolle, Real Madridi është tërhequr nga gara për lojtarin e Paris Saint-Germain.

Tani fillon telenovela Haaland? Rafaela Pimenta dhe prania e saj në Bernabeu pritet të shkaktoj shumë hipoteza në orët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat