Bayerni rekord fitimesh

Futboll

Bayerni rekord fitimesh

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:51
Pamje nga një ndeshje

Bayerni i Mynihut thellon rekordin në Ligën e Kampioneve duke dërguar në 38 numrin e ndeshjeve pa humbje në fazën në grupe.

Skuadra bavareze ka arritur që të kualifikohet kështu për herë të 20-të radhazi në fazën me eleminim direkt. Edhe në këtë aspekt Bajerni është vendosur mes ekipeve më të mira të Europës duke qenë “e dytë” vetëm pas Realit, i cili numëron këtë sezon pjesëmarrjen për herë të 21-të radhazi në 16-she.

Fitoret në fushë “përkthehen” në fitore financiare pasi mediet gjermane kanë bërë me dije se deri më tani Bajerni ka arritur që të arkëtojë plot 71.69 milionë euro nga Championsi.

Sa i përket arritjeve individuale Tomas Myler kaloi mbrëmë Iker Kasijasin duke u renditur i dyti më 102 ndeshje të fituara në këtë kompeticion. Për Mylerin “gjuetia” s’ka mbaruar pasi rekordi i Kristiano Ronaldos nuk është larg. Portugezi udhëheq listën e lojtarëve më fitues të Ligës së Kampioneve me 115 fitore. 

Edicioni aktual është një histori suksesi për Harri Kejn, i cili shënoi dy gola kundër Gallatës duke dërguar në katër numrin e rrjetëve të rrealizuara në po kaq takime të luajtura në Ligën e Kampioneve këtë sezon.

Shifrat e Kejn janë magjepse pasi në 15 ndeshje këtë sezon ka shënuar plot 19 gola. Çdo euro e paguar këtë verë ka qene e shpenzuar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat