Në Angli janë gati të marrin një vendim të bujshëm

Futboll

Në Angli janë gati të marrin një vendim të bujshëm

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 17:21
Newcastle

Në Angli janë gati të marrin një vendim të bujshëm.

Premier League angleze do të votojë në mbledhjen e saj të ardhshme për një propozim për të ndaluar marrëveshjet e huazimit me klubet e Ligës Saudite në merkaton e janarit.

Një masë e përkohshme, për të shmangur transferimet e vazhdueshme të lojtarëve në futbollin saudit dhe që ka shënuar rritje këtë verë me largimin e elementëve si N’Golo Kanté, Sadio Mané, Roberto Firmino, Edouard Mendy dhe Jordan Henderson.

Nëse hipoteza do të vërtetohej, operacioni që Newcastle do të donte të kryente për të zëvendësuar Sandro Tonalin do të dështonte.

Klubi anglez, i blerë në vitin 2021 nga një fond arab, do të kishte dashur të zëvendësonte italianin (i pezulluar për dhjetë muaj), duke nënshkruar me Rúben Neves, tani tek Al-Hilal.

Takimi i radhës i Premier League, në të cilin të 20 klubet do të votojnë për këtë temë do të mbahet më 21 nëntor.

Disa skuadra kanë besim se kjo masë mund të shtrihet edhe për blerjet, jo vetëm huazimet dhe se mund të zbatohet edhe për merkaton e verës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat