Lajm i hidhur, vdes talenti 14 vjeçar në Kosovë

Futboll

Lajm i hidhur, vdes talenti 14 vjeçar në Kosovë

Nga: K. G. Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 17:25
Drinor Berisha

Lajm i hidhur, vdes talenti 14 vjeçar në Kosovë!.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të KF Malishevës.

Vdekja e talentit të futbollit Drinor Berisha ka tronditur Malishevën dhe në përgjithësi jo vetëm futbollin e Kosovës.

"Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave të Shkollës sonë të Futbollit.

Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.

Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari.

U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël", njofton FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat